Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshillat e djemve për vajzat
English

Këshillat e djemve për vajzat

Vajza, duhet të kuptoni disa gjëra...

Ne nuk mërzitemi nëse flisni me djem të tjerë, nuk merzitemi nëse keni shokë meshkuj, por kur jemi diku me ju dhe vjen një djalë tjetër …dhe ju i hidheni sipër pa e prezantuar e harroni që edhe ne jemi në të njëjtën dhomë, kjo na nervozon.

Ne nuk mërzitemi nëse dergoni mesazhe me shokët tuaj. Por kur kjo gjë ndodh në 2 te natës, na bën të dyshojmë. Çfarë mund të ketë kaq të rëndësishme në 2 të natës!?

Nëse ju themi: e bukur, e mrekullueshme, simpatike nuk po genjejmë, prandaj mos na thoni që nuk kemi të drejtë sepse nuk do të reshtim kurrë së thëni këto.

Karakteristika më sensuale e një vajze është besimi në vetvete. Na puthni kur nuk mund të na shikojë askush, por edhe nëse na shikojnë …do ishte akoma më bukur!

Nuk duhet të visheni enkas për ne, nëse ju ftojmë diku mos vishni fundin më të shkurtër që keni dhe sa me shumë tualet të mundeni. Neve na pelqeni për atë që jeni në të vërtetë. Për shembull, mua me pelqen më shumë një vajzë e veshur me një bluzë të thjeshtë dhe atlete.

Mos e merrni seriozisht çdo gjë që ju themi. Sarkazma është një gjë e mrekullueshme. Mos u merzisni edhe për gjërat më të vogla. Mos na tregoni sa seksi është Brad Pitt apo Jessy McCartney …është e mërzitshme. Keni shoqet tuaja për të folur për këto gjera.

Dua të theksoj, se nëse një djalë ju trajton keq, mos u perpiqni ta ndryshoni sepse nuk ka për të ndryshuar!

Gjeni dikë që t’ju bëjë të buzeqeshni kur ndiheni keq, dikë që t’ju falë edhe kur gaboni. Që t’ju dojë pavarësisht dhimbjes që mund ti shkaktoni. Dikë që do të lërë në mes punën qe ka në dorë vetëm për t’ju thënë Te Dua

Na jepni neve meshkujve të mirë. . një mundesi . .

KOMENTE