Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kolaudimi dhe çertifikimi i matësave elektrikë
English

Kolaudimi dhe çertifikimi i matësave elektrikë

CEZ Shpërndarje ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim me kompaninë private Certify Solution Corporate, e liçensuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, për kolaudimin dhe çertifikimin e matësave elektrikë që u instalohen klientëve tanë.

Të gjithë matësat e energjisë elektrike që u janë instaluar klientëve të CEZ Shpërndarje do të kolaudohen nga një palë e tretë, duke shmangur në këtë mënyrë pretendimet e ngritura ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike për konflikt interesi. Nënshkrimi i kësaj kontrate vjen pas ndryshimeve të fundit të aprovuara në Parlament për ligjin "Për sektorin e energjisë" dhe aprovimi nga ana e Entit Rregullator të Energjisë (ERE) (15.12.2011) i tipit të kontratës dhe kostove që lidhen me këto shërbime.


Kompania e liçensuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë do të kryejë verifikimin fillestar të matësave të energjisë elektrike, vulosjen e tyre, si edhe kontrollet periodike. Gjithashtu, tani ankesat e klientëve në lidhje me saktësinë e matësave do të trajtohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, duke ja hequr këtë përgjegjësi CEZ Shpërndarjes.

Tarifat për këtë shërbim janë të përcaktuara dhe aprovuara nga Ministria e Financës dhe Enti Rregullator, dhe do të regullohen nga proçedurat e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë të aprovuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.

KOMENTE