Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Demostrata në Prishtinë. Protestuesit thyejne kordonin e policisë
English

Demostrata në Prishtinë. Protestuesit thyejne kordonin e policisë

Nga vendi ku po zhvillohet protesta e Vetëvendosjes, para Qeverisë së Kosovës, njoftohet se protestuesit kanë hequr pengesat në Sheshin Skenderbeu, që i ndanin nga objekti i Qeverisë. Tash ata ndodhen rreth 50-60 metra nga ndërtesa. Burime të besueshme i kanë thënë Koha.net se për mbrojtjen e objekteve të Qeverisë nga protestuesit e Vetëvendosjes janë angazhuar dy mijë policë. Ndër protestues ndodhet edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Liderët e Vetëvendosjes u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve që të mos shkaktojnë incidente, meqë nuk e kanë për qëllim marrjen e institucioneve, por bllokimin e hyrje-daljeve për katër orë. Deri më tash protestuesve iu janë drejtuar Rexhep Selimi, Visar Ymeri, Glauk Konjufca, Shpend Ahmeti e Florin Krasniqi.
Ndër parullat e brohoritura janë dëgjuar: Me Hajna nuk ka shtet”, Kush e jep Republikën – Hashim Thaçi, kush e mbron Republikën – populli”, “Poshtë Thaçizmi”, “Republikën Kosovës, Borkon Editës”.
Njoftohet se nuk ka incidentew të dhunshme, pos përplasjes për mënjanimin e barrikadave.
Protesta është paralajmëruar të zgjasë katër orë.

KOMENTE