Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi për herë të dytë injoron Kullën e Jasharajve
English

Thaçi për herë të dytë injoron Kullën e Jasharajve

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi as sot nuk është kthyer në Kullën e familjes së komandantit Adem Jashari, siç nuk ishte kthyer as në katër vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur ai, si sot, pati bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Thaçi, në ditën e dytë të “Epopesë së UÇK-së” ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz, ku ka thënë se vlerësonte lart sakrificën e familjes Jashari.“Çmojmë sakrificën e Jasharajve për lirinë që ne e gëzojmë. Në 14-vjetorin e rënies Kosova po hap rrugë drejt BE-së me ndihmën e NATO-s dhe SHBA-ve”, është shprehur Thaçi duke vazhduar më pas rrugën për në Glloxhan, por jo edhe në Kullën e Jasharajve, siç vepronte vite më para.Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, më 17 shkurt pati deklaruar se arsyet që ai nuk po shkel në Kullën e tyre duke të jenë qëndrimet politike që ata, si familje, kanë për zhvillimet në vend.

Shqipëria Natyrale

KOMENTE