Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Strategjia Kombëtare e Sigurimit të Kontraceptiveve
English

Strategjia Kombëtare e Sigurimit të Kontraceptiveve

Ministria e Shëndetësisë Shqiptare ka prezantuar sot Strategjinë Kombëtare të Sigurimit të Kontraceptivëve për harkun kohor 2012 - 2016. Qëllimi kryesor në fushën e planifikimit familjar është që deri në vitin 2016 të rritet prevalenca e përdorimit të metodave moderne kontraceptive në vend me 30%.

Dokumenti Strategjik Kombëtar i Sigurimit të Kontraceptivëve për periudhën 2012 – 2016 është produkt i përpjekjeve të përbashkëta të ekspertëve shqiptarë dhe ekspertëve të huaj me mbështetjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në Shqipëri.

I pranishëm në këtë aktivitet Ministri i Shëndetësisë, z. Vangjel Tavo, u shpreh: “ Qëllimi kryesor i kësaj strategjie është të sigurojë vazhdimësinë e përdorimit të metodave bashkëkohore kontraceptive dhe arritjen e objektivave të vendosura në Strategjinë e Shëndetit Riprodhues. Kjo strategji synon të përmirësohet aksesi, kërkesa dhe cilësia e shërbimeve të planifikimit familjar dhe shëndetit riprodhues – drejt synimit për të rritur përdorimin e metodave moderne kontraceptive për të ndikuar kështu në uljen e numrit të shtatëzënive të paplanifikuara, uljen e numrit të aborteve dhe përmirësimin e shëndetit të nënës dhe të fëmijës në Shqipëri”.

Metodat bashkëkohore kontraceptive në vend ofrohen nga tre burime: falas nga shteti, me çmime të subvencionuara nga programet e marketingut social dhe me çmimet e tregut nga sektori privat fitimprurës. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2011 tregojnë se kontraceptivët bashkëkohorë ofrohen falas në 431 qendra shëndetësore në të 36 rrethet e Shqipërisë. Kjo shënon një rritje të konsiderueshme në krahasim me situatën e vitit 2003, kur shërbimet e planifikimit familjar ofroheshin në 283 pika (konsultorët e gruas, maternitete dhe qendra shëndetësore në nivel komune).

Studimi Demografik Shëndetësor që u zbatua gjatë viteve 2008 – 2009, tregoi, që përdorimi i metodave moderne kontraceptive ishte rritur në krahasim me të dhënat e ofruara nga Studimi i Shëndetit Riprodhues i vitit 2002, por përsëri mbetet në nivelin 11 %. Fakti që niveli i prevalencës së kontraceptivëve modernë është rritur ngadalë tregon nevojën për më shumë ndërhyrje strategjike drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të planifikimit familjar, si dhe më shumë ndërhyrje në fushën e edukimit dhe promocionit shëndetësor për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës në këtë fushë.

“Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në fushën e planifikimit familjar vitet e fundit. Donatorët kryesorë, UNFPA dhe USAID kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme në të gjithë procesin. Tashmë Ministria e Shëndetësisë ka marrë rolin drejtues në sigurimin e kontraceptivëve dhe ka qenë e angazhuar të bëjë politikat e nevojshme dhe të alokojë buxhetin e duhur për të arritur sigurimin e kontraceptivëve. Objektivat dhe ndërhyrjet për përmirësimin e aksesit dhe cilësisë së shërbimeve të shëndetit riprodhues, kujdesit të nënës dhe fëmijës janë prioritete për Ministrinë e Shëndetësisë dhe pjesë e strategjisë së zhvillimit të sistemit shëndetësor, të strategjisë kombëtare për zhvillimin dhe integrimin dhe e sfidave për të arritur objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit”, ka përfunduar fjalën e tij Ministri i Shëndetësisë.

KOMENTE