Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri-Çeki. Zgjerimi i aktivitetit të bizneseve
English

Shqipëri-Çeki. Zgjerimi i aktivitetit të bizneseve

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Edmond Haxhinasto, priti në një takim Ambasadoren e Çekisë në Shqipëri, znj. Bronislava Tomasova.

Në bisedën mes tyre u nënvizua fakti i zgjerimit të aktivitetit të bizneseve të Çekisë në vendin tonë, në veçanti i kompanisë CEZ Shpërndarje. Ministri i METE dhe ambasadorja çeke, diskutuan edhe për problemet që ekzistojnë në marrëdhëniet e kësaj kompanie me KESH dhe institucione të tjera shqiptare, duke ndarë mendimin për shtimin e përpjekjeve në arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e problemeve financiare dhe teknike mes palëve.

Z. Haxhinasto dhe znj. Tomasova diksutuan mes të tjerave edhe për investime të reja të kompanive të ndryshme çeke në Shqipëri në fushat e turizmit, sektorin e minierave, apo energjetikë.

Për këtë qëllim, palët diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit mes Agjencisë AIDA dhe homologes çeke. Kjo do t’i shërbejë nxitjes së kontakteve dhe rritjes së prezencës së investimeve çeke në Shqipëri.

KOMENTE