Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, korrik 2012
English

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, korrik 2012

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2012, arriti 112.0 përqind
kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një ulje prej 0.2 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm.
Ndryshimi vjetor në muajin Korrik është 2.7 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.6 përqind.

Krahasuar me muajin e mëparshëm:

Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shënoi një ulje prej 0.4 përqind.
Brenda këtij grupi mund te permendim uljen e çmimeve të produkteve në nëngrupet
"Zarzavate” me 2.1 përqind, “peshk” me 0.9 përqind, "qumësht, djath e vezë” me 0.1 përqind etj.
Indeksi i grupit "Veshje dhe këpucë" ka shënuar një ulje prej 0.8 përqind.
Indeksi i grupit "Qera, ujë lëndë djegëse dhe energji" shënoi një ulje prej 0.1 përqind. Ketu mund te veçojmë uljen e çmimit të lëndëve djegëse prej 0.2 përqind.
Indeksi i grupit "Transport" ka shënuar një rritje prej 0.6 përqind. Gjatë muajit Korrik çmimi i naftës shënoi një rritje prej 2.0 përqind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 0.7 përqind.
Indeksi i grupit "Argëtim dhe kulturë" ka shënuar një ulje prej 0.4 përqind, ku mund të veçojmë uljen e çmimeve per shërbimet e argëtimit me 1.9 përqind.
Në grupet e tjera ndryshimet varijojnë nga -0.1 në + 0.1 përqind.

KOMENTE