Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Nishani pret Avokatin e Popullit, Igli Totozani
English

Presidenti Nishani pret Avokatin e Popullit, Igli Totozani

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim Avokatin e Popullit, Igli Totozani, ku ndanë mendime për disa problematika me të cilat përballet shoqëria shqiptare.

Kryetari i Shtetit e siguroi zotin Totozani se e mbështet fuqishëm Institucionin e Avokatit të Popullit në misionin e tij fisnik në mbrojtje të të drejtave të njeriut duke e garantuar se do të jetë gjithmonë në krah të tij në kuadër të bashkëpunimit institucional, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të thjeshtë.

Presidenti Nishani u fokusua tek aksesi në drejtësi për qytetarët, eleminimi i vonesave në praktikat gjyqësore si dhe kërkoi nga Avokati i Popullit të jetë aktiv në trajtimin e rasteve shqetësuese që prekin funksionimin e gjyqësorit.

Në këtë kontekst, Presidenti Nishani e siguroi Avokatin e Popullit për mbështetjen e Tij, në pozicionin e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për adresimin e këtyre problematikave.

Avokati i Popullit, Igli Totozani duke e falenderuar Presidentin Nishani për pritjen shprehu vlerësimin e lartë për vizionin e Presidentit Nishani lidhur me bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Zoti Totozani gjatë bisedës me Presidentin Nishani u ndal në dy probleme të rëndësishme, si ai i moszbatimit të vendimeve të gjykatave, të cilin e konsideroi një “nyje gordiane” për sistemin e drejtësisë në vend dhe trajtimin me prioritet të grupeve vulnerabël të shoqërisë.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e garantoi Avokatin e Popullit për mbështetjen e Tij maksimale në ndjekjen me rigorozitet të punës së Institucioneve të Pavarura të Drejtësisë në luftën kundër fenomeneve të ndryshme, që prekin qytetetarët shqiptarë.

KOMENTE