Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhamia e Ethem Beut hap dyert edhe për namaz nate
English

Xhamia e Ethem Beut hap dyert edhe për namaz nate

Për herë të parë xhamia e Et’hem Beut në kryeqytet, ka hapur dyert për besimtarët gjatë 10 ditëve të fundit të Ramazanit për namaz nate.
Gjatë këtyre ditëve në këtë xhami falet namazi i natës, ndërsa pas faljes të gjithë besimtarët zhvendosen në një nga lokalet afër xhamisë për të ngrënë syfyrin dhe për t’u kthyer sërish aty për faljen e sabahut.
Muaji i Ramazanit është muaji i adhurimit dhe i afrimit të njeriut me Zotin dhe kjo gjë kuptohet qartë kur shikon që në këtë xhami gjen njerëz që lexojnë Kuran, luten e falen në çdo pjesë të ditës.
Edhe xhamitë e tjera të kryeqytetit kanë qëndruar të hapura gjatë këtij dhjetëditëshi të fundit të Ramazanit. Komuniteti Mysliman ka udhëzuar imamët e xhamive që të angazhohen që kjo pjesë e Ramazanit të gjallërohet me namaze dhe biseda edukuese dhe frymëzuese në mënyrë që besimtarët të përfitojnë sa më shumë nga kjo kohë e vlefshme për të cilën Zoti ka premtuar falje e shpërblime pa fund.
Për këtë qëllim Komuniteti Mysliman organizoi për të parën herë me rastin e Natës së Kadrit faljen e namazit të teravive në shesh, ceremoni që shënoi një pjesëmarrje të gjerë e të larmishme dhe u mirëprit jo vetëm nga besimtarët myslimanë por edhe qytetarë të interesuar e kalimtarë të rastit që e ndoqën me kënaqësi këtë organizim të veçantë.

KOMENTE