Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Ahmadinejad ideologji identike për hebrenjtë, njëlloj si Hitleri
English

Berisha: Ahmadinejad ideologji identike për hebrenjtë, njëlloj si Hitleri

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha duke dënuar deklaratën e fundit të Presidentit të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, nëpërmjet një deklarate thekson:

“Me deklaratën e tij të fundit, se nuk do ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin, Presidenti i Iranit, Ahmadinejad, dëshmon në mënyrë të përsëritur se ai ndan me Hitlerin dhe lejtenantët e tij qëndrime dhe ideologji identike për hebrenjtë dhe kombin e tyre.

Me këto qëndrime, Ahmadinejad dëshmon se ai dhe ideologjia e tij janë një kërcënim real madhor dhe në rritje, për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën.

Deklaratat naziste e paranojake të Ahmadinejad, janë një thirrje e vërtetë për ndalimin me çdo kusht dhe mjet, të programit nuklear të Iranit, si një ndër rreziqet më madhore të paqes botërore sot”.

KOMENTE