Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Humb unaza e nuses, ndërpritet ceremonia martesore (FOTO)
English

Humb unaza e nuses, ndërpritet ceremonia martesore (FOTO)

Duket si histori filmi por mos harrojmë dhe filmat e kanë një histori të vërtetë.

Zakonisht në ditën e dasmës ndodhin ca gjëra që janë pikat kyçe të dasmës, dikush harron buqetën e nuses, dikush tortën, madje dhe në shumë raste ka ndodhur që kanë humbur unazat në momentin e vendosjes para altarit.

Kështu i ka ndodhur një çifti Elizabeth Gray, dhe Matt Aubrey ishin para altarit në kishën e Shën Gjonit në Redhill, Surrey, dhe çdo gjë po shkonte mirë, kisha e bukur, çdo gjë në kohë, por kur famulltari nisi shërbimin e tij një zhurmë e "tmerrshme" bëri që të gjithë të kthenin kokën në drejtime të ndryshme.

Kishte rënë unaza e nuses. Të gjithë filluan të kërkonin por më kot. Askush nuk e gjeti. Atëherë nëna e Elizabeth, nxorri unazën e saj për t'ia dhënë vajzës dhe që ceremonia të vazhdonte.

Pas mbylljes së ceremonisë, famulltari kërkoi përsëri, dhe në një të çarë të dyshemesë ai pa një ndriçim. Morri lopatën e zbërtheu atë pjesë dhe gjeti unazën, që më pas shkoi gjatë mbrëmjes duke ia dorëzuar në sy të të gjithëve.

KOMENTE