Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edmond Panariti merr pjesë në Sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
English

Edmond Panariti merr pjesë në Sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti u nis për në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, z. Panariti do të takohet me homologët e tij nga një sërë vendesh të Bashkimit Evropian, ato të rajonit dhe vendesh të tjera nga Azia dhe Afrika.

Ai do të marrë pjesë në disa veprimtari që do të zhvillohen në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, si në takimin e posaçëm ministerial të Këshillit Ekonomik e Social, në takimet e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BSEC-ut, SEECP, Grupit të Miqve të Aleancës së Qytetërimeve, në atë përfaqësuesve të Unionit për Mesdheun, OBI-t, etj.Gjithashtu, z. Panariti do të takohet edhe me përfaqësues të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe diasporën shqiptare në Nju Jork për të diskutuar rreth kremtimeve të 100-Vjetorit të Pavarësisë.

KOMENTE