Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dogana bllokon veshje firmato të fallsifikuara. Janë të rrezikshme për shëndetin
English

Dogana bllokon veshje "firmato" të fallsifikuara. Janë të rrezikshme për shëndetin

Nuk është hera e parë në fakt që në Shqipëri kanë hyrë mallra me etiketa të firmave të njohura, por ndërkohë as nuk i afrohen origjinaleve.

Por këtë herë drejtoria e Doganës në bashkëpunim me drejtorinë e markave dhe patentave ka bërë të mundur ndalimin e mallrave të fallsifikuara me emrat më të njohur të firmave të veshjeve në portin e Durrësit që kishin destinacion tregun shqiptar.

Ndërgjegjia e tregëtarit që i sjell duhet të jetë e para, dhe kontrollet që gjithmonë duhet të jenë të një niveli të lartë, pasi këto mallra edhe pse mund të blihen janë po aq të rrezikshme sa dhe ato që hahen, pasi lëndët që përmbajnë në materialet që janë prodhuar janë toksike për organizmin, absorbohen nga lëkura duke kaluar në gjak.

Drejtoria e Doganave bën me dije se do të vazhdojnë aksionet për konfiskimin e të gjithë atyre mallrave që janë fallsifikime, pasi janë shkelje e autorsisë dhe pronësisë intelektuale.

KOMENTE