Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida” në Krumë përurohet edhe nga Kryeministri Berisha
English

Shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida” në Krumë përurohet edhe nga Kryeministri Berisha

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë në inagurimi të shkollës 9-vjeçare “Sejdi Dida” në Krumë, Kukës.

Pasi vizitoi ambientet e shkollës, e cila është ndërtim i ri, me vlerë investimi 170 milionë lekë, nga buxheti i shtetit, Kryeministri Berisha vlerësoi se ambientet moderne të saj e vendosin atë, në të njëjtin standard me shkollat e vendeve të zhvilluara.

Kryeministri theksoi se arsimi është përparësi e të gjitha përparësive dhe në projektin e Shqipërisë, vend i zhvilluar, arsimi është themelor dhe ndërtimi kudo i një infrastrukture moderne arsimore, mësues të përgatitur e të trajnuar, trajtimi i merituar financiar i tyre janë në fokusin e qeverisë.

Kryeministri i garantoi qytetarët e Krumës për investime të reja në vitet e ardhshme. “Ne, – tha Kryeministri, - e mbajmë fjalën tonë dhe sërish, ne do të shihemi në inaugurime të reja”.

Duke shprehur kënaqësinë që kjo shkollë inaugurohet në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministri theksoi se ishte sakrifica, trimëria dhe burrëria e shqiptarëve, në të katër anët e trojeve etnike shqiptare, që shndërruan në realitet pavarësinë e Shqipërisë. “Në të gjitha betejat e mëdha të zhvilluara për pavarësinë e Shqipërisë, në Kosovë, Hasi, Kukësi, Tropoja kanë qenë pikëmbështetjet më të fuqishme të tyre”, - u shpreh Kryeministri.

KOMENTE