Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zyra e aplikimit për pasaportat biometrike në New York, për emigrantët shqiptarë
English

Zyra e aplikimit për pasaportat biometrike në New York, për emigrantët shqiptarë

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujari Nishani, i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, zoti Dritan Mishto, Zëvendësministri i Brendshëm, zoti Ferdinand Poni, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve, zoti Michael Granoff dhe Drejtori i Kompanisë “Aleat”, zoti Alain Jouan mori pjesë të enjten pasdite në përurimin e zyrës së aplikimit të pasaportave biometrike në New York.

Në hyrje të Konsullatës, Kryetarin e Shtetit e pritën emigrantë shqiptarë, të cilët e uruan për suksesin e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ngrohtësinë e treguar ndaj bashkësisë shqiptare.

Në ceremoninë e fillimit të proçesit të aplikimit për pasaportë biometrike, Presidenti Nishani e vlerësoi këtë projekt si arritje të institucioneve të shtetit shqiptar dhe shprehje e kujdesit të vazhdueshëm ndaj emigrantëve tanë kudo ata jetojnë.

I ftuar në këtë përurim, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve, zoti Michael Granoff shprehu vlerësimin e tij për cilësinë e dokumentave të prodhuara dhe shërbimin cilësor që do t’u ofrohet shtetasve shqiptarë.

Më pas Konsulli i Përgjithshëm, Dritan Mishto e njohu Presidentin Nishani dhe të ftuarit me proçedurën dhe sistemin e aplikimit, interesimin e emigrantëve për të aplikuar duke shprehur bindjen se me këtë shërbim qeveria shqiptare përmbush një nga detyrimet themelore në ndihmë të bashkësisë shqiptare.

Zyra e aplikimit për pasaportat biometrike në New York u përurua dhe është në vazhdën e ofrimit të këtij shërbimi edhe për emigrantët shqiptarë në Itali dhe në Greqi.

KOMENTE