Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha kërkon asistencën e Komisionit për masakrën e Tivarit
English

Berisha kërkon asistencën e Komisionit për masakrën e Tivarit

Kryeministri Berisha u takua sot me Drejtoreshën e Përgjithshme të Komisionit Ndërkombëtar mbi Personat e Humbur me qendër në Sarajevë, zonjën Kathryne Bomberger.

Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të dytë të zonjës Bomberger në Shqipëri dhe për bashkëpunimin e deritanishëm midis Komisionit dhe autoriteteve shqiptare të ngarkuara me detyrën për të gjetur, zhvarrosur dhe identifikuar personat e humbur. Zonja Bomberger nënvizoi punën e bërë deri në këtë fazë për krijimin e një kuadri bashkëpunimi me qëllim ndriçimin e rasteve të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist.

Kryeministri nënvizoi gatishmërinë e plotë të qeverisë për të bashkëpunuar më Komisionin Komisionit Ndërkombëtar mbi Personat e Humbur dhe vlerësoi ndihmën dhe asistencën e këtij Komisioni me një rëndësi të madhe në këtë proces, i cili është një detyrim i madh moral në kuadër të zbardhjes së krimeve të diktaturës komuniste. Kryeministri Berisha gjithashtu kërkoi asistencën e Komisionit edhe për masakrën e Tivarit, një krim tjetër i kryer nga diktatura komuniste Jugosllave në bashkëpunim me atë shqiptare, një masakër në të cilën humbën jetën mijëra të rinj shqiptarë me banim në ish – Jugosllavi dhe ku qëllimi ishte shfarosja e popullsisë shqiptare. Ai e cilësoi si më të rëndën pas masakrës së Katyn-it në Poloni por që nuk njihet nga opinioni ndërkombëtar.

Zonja Bomberger propozoi rrugë konkrete për bashkëpunimin dhe tërheqjen e donacioneve ndërkombëtare për këtë proces kaq të rëndësishëm duke theksuar se nga një projekt i tillë Shqipëria do të përfitojë dhe në drejtim të rritjes të ekspertizës shkencore ligjore për hetimin dhe identifikimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen nëpërmjet krijimit të një baze moderne të dhënash, laboratorësh shkencorë modernë dhe kualifikim të personelit përkatës sipas metodave bashkohore.

Kryeministri pasi e falenderoi zonjën Bomberger shprehu gatishmërinë për mbështetjen edhe financiare të kësaj ndërmarrje kaq të rëndësishme.

KOMENTE