Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha pret në takim presidentin e Unionit Adriatik të Kishës Adventiste
English

Berisha pret në takim presidentin e Unionit Adriatik të Kishës Adventiste

Kryeministri Berisha priti dje në një takim zotin Branko Bistroviç, president i Unionit Adriatik të Kishës Adventiste, i cili i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ka pasur komuniteti i kësaj kishe në ambientin e bashkëjetesës fetare që karakterizon Shqipërinë.

Kryeministri Berisha vlerësoi prezencën e Kishës Adventiste, si pjesë e diversitetit të besimeve fetare në vendin tonë. “Respekti ndaj besimit të të tjerëve - tha ai - është një nga vlerat më themelore të qytetërimit shqiptar. Ai është trashëguar brez pas brezi, në kundërshtim me përpjekjet e pushtuesve për të përdorur diversitetin e besimeve si mjet përçarje, apo të komunizmit për ta fshirë nga ndërgjegjja kombëtare”.

Kryeministri premtoi mbështetjen e qeverisë së tij për iniciativat e Kishës Adventiste në fushën e bashkëpunimit ndër fetar, kulturës dhe solidaritetit social. Në takim morën pjesë edhe z. Leo Espana, President i Kishës Adventiste në Shqipëri dhe z. Julian Kastrati, sekretar Ekzekutiv i Kishës Adventiste në Shqipëri.

KOMENTE