Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jozefina Topalli qëndron në panelin drejtues në Forumin Botëror për Demokraci
English

Jozefina Topalli qëndron në panelin drejtues në Forumin Botëror për Demokraci

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Forumin Botëror për Demokraci, që u mbajt në Këshillin e Europës në Strasburg.

Ky forum mblodhi së bashku reformatorë dhe lider europianë për të debatuar mbi sfidat e reja të ekonomisë, politikës, demokracisë në kohën e globalizmit.

Jozefina Topalli, si përfaqësuese e Shqipërisë, e cila mban presidencësn e rradhës së KiE, ishte në panelin drejtues në sesionin me temë Demokracia dhe Globalizmi, sesion që u kryesua nga Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Në këtë sesion u ngritën pyetje e u diskutua mbi modelin e demokracisë, bazuar në zgjedhjen e lirë të përfaqësimit të popullit, model i cili po përballet gjithnjë e më shumë me realite të reja.

Gjithashtu u diskutua mbi një pjesëmarrje sa më të gjerë në jetën publike si një një faktor pozitiv për t’u inkurajuar dhe mbështetur, si dhe mbi përshtatjen e institucioneve të përfaqësimit të demokracisë në një kohë sfidash të reja të globalizmit.

KOMENTE