Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Nishani ndjek nga afër stërvitjen Albanian Lion 2012”
English

Presidenti Nishani ndjek nga afër stërvitjen "Albanian Lion 2012”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani udhëtoi dje drejt Vlorës, ku ndoqi nga afër stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 2012” në det të hapur në Adriatik.

Pas mbërritjes me helikopterët britanikë në kuvertën e anijes së kryesore të flotës britanike “HMS Illustrious”, Presidenti Nishani i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi; Ambasadori Britanik, Nicholas Cannon; Këshilltari Ushtarak i Presidentit Gjeneral Brigade Jeronim Bazo; Këshilltari Diplomatik i Presidentit Besnik Konçi, Komandanti i Flotës Detare Shqiptare, Gjeneral Brigade Qemal Shkurti; Atasheu Ushtarak Britanik, Kolonel Bob Barnes, u pritën nga Komandanti i Task Grupit të Stërvitjes Commodore McAlpine, Komandanti i Brigadës së 3-të të Komandove të Marinës Mbretërore, Gjeneral Brigade Smith dhe Komandanti i Anijes “HMS Illustrious”, Kapiten Connell.

Gjatë kësaj vizite, Komandanti i Task Grupit të Stërvitjes Commodore McAlpine u prezantoi të pranishmëve programin e stërvitjes dhe aftësitë luftarake të komandës britanike që përmbledh operacionet e Evakuimit jo-Luftarak, veprime të përbashkëta me Forcat e Armatosura shqiptare në ushtrime të sulmit detar, operacione kërkim – shpëtimi, ushtrime në zhytjen ushtarake, stërvitje e qitje luftarake me armë të lehta.

Presidenti Nishani në përshëndetjen e tij drejtuar komandove pjesëmarrës në stërvitjen “Albanian Lion 12”, u shpreh se “përfitimi më i madh që kjo stërvitje e përbashkët sjell, është ndërtimi e konsolidimi i marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të dy vendeve. Veprimi i përbashkët farkëton standarde më të larta profesionale, aq të dëshiruara për ushtaraket tanë, sidomos sot që jemi pjesë e pandarë e Aleancës së NATO-s”, – nënvizoi Kreu i Shtetit.

KOMENTE