Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aeroport mbi liqenin e Ohrit
English

Aeroport mbi liqenin e Ohrit

Kohët e fundit në Ministrinë e Transportit të Maqedonisë po qarkullojnë fjalët se do të ndërtohet një aeroport në brendësi të qytetit të Ohrit, i cili do të jetë një nga veprat më të bukura i cili do të rritë direkt fluksin turistik dhe njëkohësisht të ardhurat për qytetin e Ohrit.

Por shumë të tjerë janë skeptikë pasi një ndërtim i tillë do të dëmtojë mjaft florën dhe faunën e kësaj zone.

Por nga Ministria e Maqedonisë, thanë se kërkesa është pjesë e masave dhe veprimeve të qeverisë për përmisimin e sektorit të aviacionit civil. – Qeveria e Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet procedurës për dhënien e koncesionit ose procedurës kontraktuale për vendosjen e partneritetit publik dhe privat, do të zgjedh partner privat apo koncesionar nga sektori privat ose publik, i cili do të jetë përgjegjës për zbatimin dhe realizimin e projektit përmes një partneriteti publiko-privat ose me koncesion.

Deklarata e interesit me një përshkrim të shkurtër të aktiviteteve të kompanisë dhe kopje të deklaratave operative dhe financiare nga tre vitet e fundit, palët e interesuara duhet të paraqiten deri më 10 dhjetor 2012 – raporton Ministria.

Në sferën publike ndërkombëtare është deklaruar se Liqeni i Ohrit dhe Ohri janë trashëgimi botërore të UNESCO dhe përfaqësojnë vendet më të vizituara turistike në Maqedoni dhe potencohet se ndërtimi i aeroportit do të lejojë lidhjen e Liqenit të Ohrit dhe qytetin e Ohrit me destinacione tjera turistike në gadishullin Ballkanik

KOMENTE