Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tirana kuq e zi. 2013 do jetë fundi i Traktatit të Londrës
English

Tirana kuq e zi. 2013 do jetë fundi i Traktatit të Londrës

Tirana çdo ditë e më tepër po mbulohet nga ngjyrat kuq e zi, ku përveç dekorimeve nga Bashkia e Tiranës, atmosferës festive i janë shtuar edhe flamuj dhe banderola të vendosura nga qytetarët apo dhe lëvizjet e ndryshme që punojnë për kombin shqiptar. Flamuj kuq e zi me stemën e pavarësisë kanë "pushtuar" gjithë Tiranën nën një dekorim mbresëlënës.

Por të shohish me kujdes mes flamujve kuq e zi, syri të dallon dhe një flamur tjetër por që dhe ai i përket kombit shqiptar por që përfaqson lëvizjen çame e cila po punon që ajo pjesë e trojeve t'i bashkangjitet trungut mëmë, Shqipërisë.

Gjithashtu syri të zë dhe banderola të mëdha, të vendosura nga Aleanca Kuq e Zi ku simbolet shprehin se Traktatit të Londrës po i vjen fundi. Shqipëria do të jetë një dhe përgjithmonë shumë shpejt.

Edhe 9 ditë duke filluar nga sot na ndajnë nga dita më e madhe, nga ajo ditë ku Shqipëria fitoi mëvetësinë e saj në sajë të përpjekjeve dhe sakrificave jetësore të popullit shqiptar, përmes figurave të tij të shquara.

KOMENTE