Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Xhaferri. Hasan Prishtina, kryearkitekti i Shqipërisë etnike
English

Berisha-Xhaferri. Hasan Prishtina, kryearkitekti i Shqipërisë etnike

Kryeministri Berisha prit dje, në takim, Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, zotin Musa Xhaferri.

Zoti Xhaferri, e falenderoi Kryeministrin për pritjen miqësore dhe për pranimin e ftesës për të festuar në datën 25 nëntor, 100 vjetorin e pavarësisë në Shkup, duke theksuar se vizita e Kryeministrit pritet me gëzim nga të gjithë shqiptarët në Maqedoni.

Kryeministri Berisha tha se për të ishte nder e kënaqësi të festonte me shqiptarët e Maqedonisë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, si një mundësi për të shprehur edhe mirënjohjen e thellë, për kontributin e madh që qytetarët e këtyre trevave etnike kanë dhënë në rilindjen kombëtare. Patriotë si Josif Bageri, Dervish Hima, tha Kryeministri, janë në themel të zgjimit e rilindjes kombëtare, të doktrinës së bashkimit të kombit shqiptar dhe vokacionit perëndimor të tij. Një emocion i veçantë do të jetë vendosja e shtatores së Hasan Prishtinës, të cilin Kryeministri e cilësoi kryearkitektin e Shqipërisë etnike, organizatorin e udhëheqësin kryesor të lëvizjeve të mëdha, që ngritën zërin e shqiptarëve në nivelet më të larta.

Kryeministri theksoi intensifikimin e përpjekjeve për njësimin e çdo standardi që të krijojmë një bote shqiptare të njësuar, duke respektuar kufijtë aktualë, pasi ky është interesi i shqiptarëve sot. Shqiptarët, kudo ku jetojnë, duhet të ndjehen një, u shpreh Kryeministri. Në këtë kontekst u fol edhe për nevojën e një marrëveshjeje të bashkëpunimit kulturor midis të dy vendeve.

Kryeministri Berisha dhe zoti Xhaferri, ndërsa u ndalën në një tjetër ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin shqiptar, 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit, u angazhuan për të ndërmarrë përpjekje të përbashkëta për rikonstruksionin e godinës, ku u mbajt kongresi i Manastirit, si një ndër monumentet më të rëndësishme të të gjithë shqiptarëve.

Më tej, në takim u diskutua edhe për zhvillimet në Maqedoni. Kryeministri tha se i ndjek me vëmendje zhvillimet atje. Ai përshëndeti rolin stabilizues e konstruktiv që forcat politike shqiptare luajnë në Maqedoni, pjekurinë dhe qëndrimin e matur të tyre, si dhe kontributin e tyre në sanksionimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Në këtë kuadër, të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se marrëveshja e Ohrit është historike, pasi nëpërmjet saj shqiptarët e maqedonasit pranuan të bashkëjetojnë me kushte të barabarta.

KOMENTE