Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jetmir Llani, gjendet dhe arrestohet nga Interpoli
English

Jetmir Llani, gjendet dhe arrestohet nga Interpoli

Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit në kohë të informacionit ndërmjet Zyrës Qendrore Interpol Tirana dhe Interpol Roma Itali, u bë e mundur gjetja dhe arrestimi i personit në kërkim ndërkombëtar.

- Jetmir Llani, 33 vjeç, lindur në fshatin Shpërdhet të Rrethit Kurbin.

Shtetasi Jetmir Llani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 4 nëntor në Mamurras, ku mbeti i vrarë shtetasi Gentjan Shkreta dhe u plagos shtetasi Aurel Shkreta.

Arrestimi i të kërkuarit Jetmir Llani u krye nga forcat policore italiane në Firence të Italisë.

I kërkuari Jetmir Llani dyshohet për kryerjen e veprave penale vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 78, 25 e 278 të Kodit Penal.

Në ngarkim të këtij shtetasi Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas është në pritje të kryerjes së procedurave të ekstradimit në drejtim të Shqipërisë, me qëllim vënien e tij para organeve të drejtësisë.

KOMENTE