Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria e Kosovës kërkon hetime hetime të pavarura kundër Carla del Ponte
English

Qeveria e Kosovës kërkon hetime hetime të pavarura kundër Carla del Ponte

Qeveria e Kosovës do të kërkojë hetime të pavarura kundër ish-Kryeprokurores së Gjykatës Ndërkombëtare për krime të luftës në hapësirat e ish Jugosllavisë, Carla del Ponte.

Qëndrimi i qeverisë së Kosovës pasoi lirimin e ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe deklaratave të disa ish prokurorëve të kësaj Gjykate mbi provat e pamjaftueshme mbi të cilat u ngritën akuzat ndaj tij.

Në një komunikatë për opinion, qeveria e Kosovës me gjithës besimin në pafajësinë e të akuzuarve, ishte mbështetëse e fuqishme dhe bashkëpunëtore e Gjykatës në radhë të parë për të vërtetuar që të akuzuarit dhe lufta e Kosovës kanë qenë gjithnjë të pastër dhe në përputhje me të gjitha ligjet e luftës.

Qeveria e Kosovës vlerëson se “kjo tolerancë është abuzuar nga ish kryeprokurorja e Gjykatës, Carla del Ponte, e cila edhe tani ka pranuar publikisht që akuza e ngritur kundër z. Haradinaj ishte e pambështetur me prova të cilat mund të çonin në dënimin e tij”.

Qeveria e Kosovës kërkon nga autoritetet përgjegjëse ndërkombëtare që të fillohen hetime kundër Carla del Pontes për siç thuhet “keqpërdorimin e autoritetit të saj si Kryeprokurore në rastin Haradinaj, rastin Limaj e të tjerë ne vitin 2003 dhe lidhur me fabrikimet fantastiko-shkencore të saj lidhur me akuzat e Dick Martit e më gjerë”.

Qeveria thekson se ajo “ka keqpërdorur autorizimet dhe privilegjet e saj ligjore deri në atë masë sa ka lejuar ngritjen e aktakuzave krejtësisht të pabaza, tendencioze e të kundërligjshme, duke çuar kështu në burgosjen dhe njollosjen e karaktereve të shumë figurave të çmuara politike të, si dhe duke dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës”.

KOMENTE