Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shukri Alija konsiderohet si lider i kryerësve të vrasjes së pesëfishtë
English

Shukri Alija konsiderohet si lider i kryerësve të vrasjes së pesëfishtë

Shukri Alija është ekstraduar nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, i cili akuzohet si pjesë e të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Sipas mediave maqedonase të cilat edhe e publikuan lajmin, Shukri Alija nuk figuron në akuzën e ngritur nga MPB lidhur me vrasjen e pesëfishtë, por ai konsiderohet si lider i kryerësve të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, shkruan "Kanal5".

Menjëherë pas ekstradimit Alija është vendosur në paraburgim, ndërsa arrestimin e tij e konfirmojnë edhe burime gjyqësore për mediat maqedonase.

Deri tani emri i Shukri Alija nuk përmendet në asnjë rast për Smilkovcin, por për vepra të tjera dhe ai është pjesë e listës së zezë të BE-së.

Përndryshe aktakuza e ngritur ngarkon për vepër terrorizëm dhe vrasjen e kryer Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin pranë fshatit Smilkovc të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar.

KOMENTE