Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masa të rrepta kontrolli nga policia e Tiranës (VIDEO)
English

Masa të rrepta kontrolli nga policia e Tiranës (VIDEO)

Me rastin e festave të fundvitit, policia e Tiranës ka kaluar në shërbim të përforcuar, duke marrë në ruajtje të gjitha objektet e rëndësishme.

Sipas numrit dy të policisë së kryeqytetit, u planifikua gjithçka për të ndalur ngjarje kriminale apo ato që cënojnë rendin dhe qetësinë publike.

“Policia e Tiranës ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkolike. Këto kontrolle do të ushtrohen kryesisht në orët e vona të natës dhe gjatë netëve që shoqërojnë festat e fundvitit, duke ngritur grupe kontrolli të organizuara në vende të ndryshme, si në qytet ashtu dhe në linja. Drejtoria e policisë së Tiranës, duke u nisur nga përvoja dhe analiza e viteve të kaluara, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarreve”, ka deklaruar nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
1573

KOMENTE