Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
21 janari. Plagë e hapur ku gëlon infeksioni i padrejtësisë
English

21 janari. Plagë e hapur ku gëlon infeksioni i padrejtësisë

Plaga është jo vetëm e hapur. Në të gëlon infeksioni i padrejtësisë. Shqipëria sot është ende më e padrejtë se dy vjet më parë. Vrasjet në bulevard janë pasuar nga një vrasje në çdo seancë të procesit gjyqësor. Plaga e infektuar prej padrejtësisë flet kumbueshëm. Ashtu e infektuar keqaz, ajo bëri të flasin më qartë se asnjëherë deri më sot për 21 janarin edhe Shtetet e Bashkuara edhe Bashkimi Europian.

Por ne nuk kemi asnjë iluzion. Asnjë iluzion nuk duhet të ketë, kushdo që do drejtësi për 21 janarin. Vetëm largimi i pushtetit që vrau, mund të afrojë ditën e ndëshkimit për vrasjet. Po drejtësia për 21 janarin është shumë më shumë se sa një gjykim i drejtë për katër vrasje. 21 janari ndan dy botë. Dy kuptime të kundërta për qeverinë dhe të qeverisurit. 21 janari ndan dy rrugë të ndryshme për të ardhmen.

Drejtësia për 21 janarin nuk u duhet vetëm familjeve të katër burrave, katër baballarëve, katër djemve, katër miqve, katër shqiptarëve të zakonshëm, të cilët sot një vit në 21 janar të vitit 2014, ne do t’i shpallim dëshmorë të atdheut. Drejtësia për 21 janarin u duhet të gjitha familjeve të zakonshme shqiptare. U duhet familjeve që nuk gëzojnë dot të drejtën e të jetuarit normalisht me punë të ndershme. Familjeve që nuk çojnë dot fëmijët në shkollë. Familjeve që po mbyten prej litarit të borxheve në ushqimore.



Drejtësia për 21 janarin i duhet shoqërisë së mbërthyer nga pasiguria prej krimit dhe korrupsionit. Nga dekurajimi prej presionit mbi mësuesin e mbi nëpunësin. Nga neveria prej politikës së sukseseve imagjinare dhe baltës së paimagjinueshme. Drejtësia për 21 janarin i duhet Shqipërisë së kapur prej fyti nga një pushtet që ka dalë nga vjedhja e votës dhe ka vrarë për të kallur në çdo gjoks shqiptari plumbin e frikës. I duhet Shqipërisë që ka mbetur në hendekun përditë e më të madh mes ligjeve në letër dhe pa pandëshkueshmërisë ne realitet. I duhet Shqipërisë për t’u bërë me shtet, me ligj e me qeveri në shërbim të saj. Për t’u bashkuar me Europën, duke u bërë si gjithë Europa.


Shqipëria që kemi është pasojë e mungesës së drejtësisë. Shqipëria që duam do të rilindë përmes sensit tonë të drejtësisë në qeverisjen e saj. Unë nuk e di nëse qysh 21 janarin e ardhshëm ne do të kemi mundësi të marrim frymë lirisht kur të vendosim lulet në vendvrasjen e Ziverit, Aleksit, Hekuranit dhe Faikut, duke ju pëshpëritur drejtësia u bë, fajtorët u ndëshkuan. Por ama që sot unë mund të them pa asnjë fije dyshimi se 21 janari tjetër, nuk do ta gjej Shqipëria më të kapur prej fyti dhe 21 janari tjetër shqiptarët nuk do të jenë më të pasigurt prej krimit, të dekurajuar prej presionit e të neveritur prej politikës së gënjeshtrave e baltës së qeverisë. Sepse ne do të qeverisim për shqiptarët duke respektuar në çdo hap vullnetin sovran dhe liritë e të drejtat e tyre. Edhe në emër të katër dëshmorëve të 21 janarit.

KOMENTE