Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Goditet trafiku i lëndëve narkotike
English

Goditet trafiku i lëndëve narkotike

Goditet një rast trafiku lëndësh narkotike nga Policia Kufitare Sarandë

Strukturat e Policisë Kufitare Sarandë, bazuar në informacionet e grumbulluara, mbrëmë rreth orës 01.00’, organizuan operacionin për goditjen e një rasti trafiku lëndësh narkotike në kufirin e gjelbër ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Megjithë kushtet e vështira të motit, strukturat e policisë kufitare Sarandë, në sajë të ndjekjes së vazhdueshme, bënë të mundur kapjen e shoqërimin e 3 personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e mjetit me të cilin ishte bërë transportimi i lëndës narkotike në zonën Çiflik -Katajeto.

Ndëkohë si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritetet policore greke, u bë e mundur që në territorin grek të gjenden dhe sekuestrohen rreth 141 kg marijuanë.

Ndaj tre shtetasve të sipërpërmendur aktualisht po kryhen veprime procedurale nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

KOMENTE