Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli takon Erdogan. Turqia një nga partnerët tregtarë më konstantë
English

Topalli takon Erdogan. Turqia një nga partnerët tregtarë më konstantë

Kryeminstri i Turqisë Recep Tayp Erdogan përtej anxhendës së ngjeshur kryeministrore, i rezervoi një takim të veçantë Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.

Biseda mes Kryetares Jozefina Topalli dhe Kryeministrit Erdogan u fokusua në rritjen e bashkëpunimit ekonomik e veçanërisht në projektin e gazsjellësit TAP, që kalon nga Turqia në Greqi dhe Shqipëri për të përfunduar në jug të Italisë.

Kryetarja e Kuvendit tha se marrëveshja e firmosur mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë dhe mbështetja e Turqisë për realizimin e kalimit të këtij gazsjellësi përmes Shqipërisë, do të sillte një impakt të jashtëzakonshëm ekonomik jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin e më gjerë.

Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në Detin Kaspik, në Evropën Perëndimore.

Investimet direkte të Turqisë në Shqipëri nga 100 milionë dollarë që ishin në vitin 2004, kanë shkuar në mbi 1 miliardë dollarë, duke punësuar mbi 3 mijë shtetas shqiptarë. Dy personalitet u shprehën se synimi dhe ambicia e përbashkët është kapërcimi i kësaj vlere të shkëmbimeve tregtare.

Turqia është një nga partnerët tregtarë më konstantë dhe investitorin e tretë më i madh në vendin tonë dhe Kryeministri Erdogan theksoi se biznesi turk vlereson lehtësimet dhe klimën e favorshme që është krijuar në Shqipëri për investitorët e huaj.

Samiti ekonomik EuroAziatik i Stambollit në prill 2013, do të jetë një tjetër zhvillim mes dy vendeve, për të forcuar lidhjet ekonomike shumëdimensionale edhe në nivel rajonal.

KOMENTE