Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet Leonard Traga. Dyshohet si autor i vrasjes
English

Arrestohet Leonard Traga. Dyshohet si autor i vrasjes

Komisariati i Policisë Durrës pas një pune 3-mujore ka realizuar kapjen e personit të kërkuar për vrasje të dyfishtë, shtetasit Leonard Traga, 33 vjec, banor i qytetit të Durrësit; person i akuzuar edhe më parë për vepra penale kundër personit.

Shtetasi në fjalë është shpallur i kërkuar në zbatim të Urdhërit të Ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Kavajë, pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes së shtetasve Sulejman Shehi dhe Durim Pashalliu mesditën e datës 25 korrik 2012; ngjarje e ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Mali i Robit ne Golem të Kavajes.
Gjithashtu, të dëmtuar rëndë në këtë ngjarje kanë mbetur edhe nje grua e një fëmijë.
Më datë 25 korrik 2012 u bë edhe shpallja në kërkim e këtij shtetasi për veprat penale "Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese", "Vrasje e mbetur ne tentative" & "Armembajtje pa leje".

Ndërhyrja për kapjen e shtetasit në fjalë u krye mesditën e sotme në lagjen Nr.13 Plazh dhe u finalizua me kapjen e tij.

Ky shtetas do t’i dorëzohet për veprime të mëtejshme proceduriale shërbimeve të Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë.

KOMENTE