Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liqeni i Gazivodës, kujt do t'i përkasë?
English

Liqeni i Gazivodës, kujt do t'i përkasë?

Drejtori i Drejtorait për zgjerim të BE, Stefano Sanino, për gazetën Blic të Beogradit ka theksuar se prilli është vendimtar për marrjen e datës së Serbisë për bisedime për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë, ka thënë ai, se Serbia ka afat gjithsej një muaj e gjysmë që të arrijë marrëveshje për heqjen e institucioneve paralele, para së gjithash ato të sigurisë, pastaj të caktohen kompetencat e komunave për të cilën gjë janë marrë vesh kryeministrat Daçiq e Thaçi, transmeton Koha.

”Asnjë marrëveshje e arritur deri më tash nuk është precizuar deri në fund dhe kjo është lënë kështu me qëllim që Prishtina dhe EULEX-i të mund të interpretojnë tekstin si të duan”, ka thënë për “Blic” Kërstimir Pantiq, zëvendësdrejtor i Zyrës së Serbisë për Kosovën. “Nuk janë arritur detajet teknike e logjistike rreth oficerëve për ndërlidhje e data e shkuarjes së Dejan Paviqeviqit në Prishtinë po prolongohet vazhdimisht”, ka thënë ai.

Nga Beogradi e Prishtina pritet të arrihen dy marrëveshje të reja: për rrymën dhe prefiksin telefonik. Bisedimet nuk janë fare të thjeshta pasi në pyetje janë resurset strategjike në të cilat shteti i Serbisë ka investuar (!) miliarda euro me kredi që ende i kthen. Pyetje është se kujt do t’i takojë trafostacioni Valaç, penda dhe liqeni i Gazivodës te Zubin Potoku në veri, pyetet “Blic” .

Bashkësia ndërkombëtare insiston që kjo të jetë pasuri e Kosovës, sepse Kosova nuk mund të ekzistojë si shtet nëse është me varshmëri energjetike. As çështja e telefonit nuk është vetëm çështje ekonomike.

Serbia vlerëson se vlera e patundshmërive “të saj” në Kosovë është rreth 220 miliardë dollarë!

KOMENTE