Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi takon zëvendëspresidentin e ShBA-se, Joseph Biden
English

Thaçi takon zëvendëspresidentin e ShBA-se, Joseph Biden

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar dje një takim në Romë me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.

Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-ve, dhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Thaçi në takimin me zëvendespresidentin Biden bëri një ekspoze të përkushtimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për forcimin e qeverisjes së mirë, sundimin e rendit dhe ligjit, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, respektimit afirmativ të të drejtave të komuniteteve dhe fokusin drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal, si parakushte thelbësore për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në takim, Kryeministri Thaçi vlerësoi lartë marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe shprehu mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Qeverisë dhe popullit amerikan për Kosovën në të gjitha periudhat.

Duke folur për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Thaçi u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar thellësisht që ky dialog të përmbyllet suksesshëm me normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, me vendosjen e plotë të sundimit të rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës dhe hapjen e perspektivës së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe jetës demokratike dhe institucionale edhe në pjesën veriore të Kosovës.

Nga ana e tij, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden i dha mbështetje të plotë përkushtimit të Kryeministrit Thaçi dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë.

Çfarëdo marrëveshje që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në veriun e Kosovës do të ketë për bazë respektimin e plotë të integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës dhe të Kushtetutës së Kosovës. Kthim prapa nuk do të ketë – tha zëvendëspresidenti Biden.

Ishte konstatim i përbashkët i takimit të Kryeministrit Thaçi me Zëvendëspresidentin Biden se normalizimi i marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë do të ndihmojë në integrimin më të shpejtë të të dyja shteteve në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

KOMENTE