Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Serbi tepër e rëndësishme për rajonin
English

Berisha: Marrëveshja Kosovë-Serbi tepër e rëndësishme për rajonin

Kryeministri Berisha përshëndet marrëveshjen e arritur në Bruksel, midis Kosovës dhe Serbisë


Sot, në Bruksel, pas negociatash serioze u arrit marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton dhe mbështetjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për procesin.

Kjo marrëveshje historike përbën një arritje madhore, tejet të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë, normalizimin e marrëdhënieve midis tyre.

Marrëveshja e Brukselit ka një rëndësi të madhe për të gjithë rajonin tonë, për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal dhe europian.

Marrëveshja e sotme hap një kapitull të ri në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve në rajonin tonë, në përpjekjet e tyre për një të ardhme të përbashkët europiane.

Me këtë rast, në emër të qeverisë shqiptare përshëndes vendosmërinë, kurajën, vizionin e të dyja palëve, të dy kryeministrave Thaçi dhe Dacic, për arritjen e saj. Përshëndes Baroneshën Ashton për ndërmjetësimin e aftë, të durueshëm dhe të suksesshëm, si dhe mbështetjen e mikut tonë të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që bënë të mundur këtë arritje historike për Kosovën, Serbinë dhe rajonin tonë.

KOMENTE