Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlerësoje mundin e të tjerëve dhe mos e shih punën e tyre me dylbi së prapthi
English

Vlerësoje mundin e të tjerëve dhe mos e shih punën e tyre me dylbi së prapthi

Si çdo ditë, burri u kthye nga puna. 

Ai i gjeti tre fëmijët e tij duke luajtur para shtëpisë, të zhytur në baltë, me rroba gjumi të cilat nuk i kishin ndërruar që në mëngjes. 

Në ambientin pas shtëpisë, ishin përhapur gjithandej enë të palara, letra dhe papastërti...Dera e makinës së gruas ishte e hapur, po ashtu dhe dera e përparme e shtëpisë....

Me të hyrë në shtëpi, vuri duart në kokë, pasi gjithçka ishte rrëmujë. 

Llamba e sallonit ishte e thyer, tapeti ishte hedhur mënjanë, zëri i televizorit ishte i ngritur në kulm, lodrat e fëmijëve ishin të hedhura sa andej këndej... 

Në kuzhinë, lavamani ishte plot e përplot me enë të palara, ushqimet dhe thërrimet nuk ishin hequr nga tavolina, kurse dera e frigoriferit qëndronte e hapur. 

Me një frymë ai ngjit shkallët për në katin e dytë, duke kaluar pirgje lodrash dhe rrobash, i shqetësuar se mos i kishte ndodhur ndonjë e keqe të shoqes. 

Tek dera e banjës u gjend përballë një njolle të madhe uji e cila ishte në zgjerim e sipër. Brenda, banja ishte plot peshqirë të njomë dhe të lagur, sakaq vaska e mbushur me ujë me shkumë...Vetë pasqyra e banjës ishte gjithë pastë dhëmbësh...

Me nxitim ai hyri në dhomën e gjumit, për ta gjetur gruan e tij të shtrirë duke lexuar një roman. 

E shoqja i hodhi një vështrim dhe me një buzëqeshje të ngrohtë e pyeti si e kishte kaluar ditën ? 

Gjithë habi, i shoqi e pyeti:”Çfarë ka ngjarë kështu?!”

E shoqja i buzëqeshi sërish dhe i tha:”Çdo ditë kur kthehesh nga puna, më pyet:”Çfarë bën gjithë ditën në shtëpi xhanëm?! Apo nuk është kështu?”

I shoqi iu përgjigj:”Po, ashtu është.”

E shoqja i tha:”Mirë, që ta dish, sot nuk e kam bërë punën që bëja çdo ditë. Ja çfarë ka ndodhur.”

Është shumë e rëndësishme që secili të ndërgjegjësohet për lodhjen dhe mundin e tjetrit për të kryer punën që i takon. Kështu, nuk do t’ia mbushin vetes mendjen top se jemi të vetmit që mundohemi dhe lodhemi, sakaq të tjerët bëjnë sehir. 

Vlerësoje mundin e të tjerëve dhe mos e shih punën e tyre me dylbi së prapthi.

KOMENTE