Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mban alien në frigorifer. Dërgohet në burg
English

Mban "alien" në frigorifer. Dërgohet në burg

Akuzohet për prishje të rendit shoqëror.
Fshatari kinez që u bë i famshëm për fotot e tij dhe të një ‘alieni’ që pretendonte se mbante në frigorifer, është dërguar në burg nga policia kineze.

Kinezi Li, fotot e të cilit bënë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale, iu nënshtrua një hetimi nga policia kineze, e cila doli në përfundimin se ‘alieni’ i tij, ishte një skulpturë e bërë me lëndë plastike.

Më pare, Li, pati deklaruar se ishte dëshmitar i një aksidenti ajror të një UFO-je, i cili ndodhi shumë pranë oborrit të shtëpisë së tij.

Sipas Li-së, ai gjeti në vendin e përplasjes një trup ‘alieni’ të pajetë, të cilin më pas e ruante në një frigorifer. Por policia reagoi menjëherë duke e marrë nën ekzaminim trupin e ‘alienit’, dhe më pas zbuloi se ai ishte i rremë.

Sipas policisë, trupi i alienim, nuk ishte gjë tjetër veçse një skulpturë e përbërë nga disa materiale plastike, të punuara me kujdes.

I dërguar në komisariatin e policisë, Li u detyrua të rrëfehej në lidhje me ‘alienin’ që mbante në frigorifer, raporton britanikja “Daily Mail”.

KOMENTE