Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha falënderon ambasadorin britanik për ndihmen e dhënë ndaj Shqiperisë
English

Berisha falënderon ambasadorin britanik për ndihmen e dhënë ndaj Shqiperisë

Kryeministri prit sot ne takim ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar ne Tiranë, zotin Nicholas Cannon.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar që Mbretëria e Bashkuar dhe qeveria britanike i ka dhënë Shqipërisë gjate kësaj periudhe, si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm midis të dy vendeve dhe qeverive gjatë këtyre viteve.

Ambasadori Nicholas Cannon e falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen dhe i shprehu atij vlerësimet më të larta për realizimin e një procesi zgjedhor shumë te mirë, duke e konsideruar këtë proces një sukses në radhë të parë te qeverise shqiptare, por edhe një dëshmi te demokracisë shqiptare.

Gjate kësaj periudhe, Shqipëria ka shënuar arritje te rëndësishme në plotësimin e kërkesave për ecjen përpara në procesin e anëtarësimit dhe marrjen e statusit dhe Britania e Madhe do te vijojë ta mbështesë vendin tonë në këtë proces

Ambasadori Nicholas Cannon e falenderoi kryeministrin Berisha për bashkëpunimin e rëndësishëm e të suksesshëm që ai personalisht dhe qeveria shqiptare konsoliduan gjatë këtyre viteve me Mbretërinë e Bashkuar në shumë fusha.

KOMENTE