Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama 1 orë bisedim me Samaras në Athinë. Kapitull i ri marrëdhëniesh
English

Rama 1 orë bisedim me Samaras në Athinë. Kapitull i ri marrëdhëniesh

Edi Rama pas vizitës në Stamboll, ka vizituar kryeqytetin grek, Athinën ku është takuar me kryeministrin Antonios Samaras.

Në një mesazh në profilin e tij në Facebook, Rama është shprehur se me homologun e tij grek është diskutuar për nisjen e një kapitulli të ri mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Athinë. Rreth 1 orë me kryeministrin Samaras për t’u njohur e diskutuar në funksion të një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka shkruar Rama.

Gjatë vizitës së tij në Athinë pritet që kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë të diskutojë me autoritetet greke në lidhje me çështjen e shumë diskutuar të kufijve detarë.
Në lidhje me këtë çështje, Rama është shprehur më herët se duhet të gjendet një zgjidhje e duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit

KOMENTE