Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Johnson : Në punën e seksit gratë duhet të jenë jashtë diktatit të meshkujve
English

Johnson : Në punën e seksit gratë duhet të jenë jashtë diktatit të meshkujve

Virginia Eshelman Johnson që vdiq në moshën 88 vjeçe, ditën e enjte në 24 Korrik 2013, ishte një seksologe dhe psikologe e mirënjohur amerikane. Ajo ishte anëtarja më e re në ekipin kërkimor për seksualitetin në “Institutin Masters and Johnson”. Me burrin e saj të mëvonshëm, William H. Masters, ajo u bë pioniere në kërkimet për natyrën e përgjigjes seksuale humane, si dhe për diagnozën dhe trajtimin e çrregullimeve dhe disfunksioneve seksuale. Ajo punoi për një periudhë 33 vjeçare, që nga viti 1957 deri në vitin 1990.
Gjatë viteve të shkollës, Virginia Johnson, akademikisht, ishte mbi shokët e saj dhe kapërceu disa klasa. Ajo ishte një pianiste e shquar dhe lexonte shumë. Ajo ishte një këngëtare e talentuar. Performancat muzikore e ndihmuan të gjente punë si këngëtare e muzikës “country” në një stacion radioje në Springfield. Në moshën 16 vjeç, Virginia Johnson, filloi vitin e parë në Drury University në Missouri. Por, në vend që të vazhdonte shkollën, ajo u fut në punë në zyrën shtetërore të siguracioneve, ku punoi katër vjet. Pasioni i saj për muzikën vazhdoi edhe më vonë. Ajo studioi muzikë në “University of Missouri” dhe në “Kansas City Conservatory of Music”.

Në vitin 1957, Johnson, vendosi të mos e vazhdojë më karrierën si këngëtare. Ajo u regjistrua në “Washington University in St. Louis” me shpresën të fitonte graduimin në sociologji. Kur Virginia punonte si asistente e Shefit të Obstetrikë-Gjinekologjisë, Dr. William Masters, ai i mësoi Virginisë terminologjinë mjekësore, terapinë dhe punën kërkimore shkencore.

Punimet Seksologjike
Virginia e takoi Dr. W.Masters në vitin 1957, kur ai e mori në punë si asistente në Departamentin e “Obstetrics and Gynecology” në “Washington University in St. Louis”. Të dy ndërtuan një lloj instrumenti si poligrafi, që e dizenjuan për të matur eksitimin seksual tek njerëzit, një mënyrë studimi që kryhej për herë të parë në botë, përkundër gjithë paragjykimeve dhe tabuve lidhur me seksin.
Me këtë instrument, Masters dhe Johnson ekzaminuan rreth 700 burra dhe gra, që ishin dakord të kryenin interkursë ose të masturbonin në laboratorin e tyre, nën observimin mjekësor. Duke observuar këto subjekte, Virginia Johnson ndihmoi Dr. Masters të përcaktonte katër stadet e përgjigjes seksuale humane, ose orgazmës. Këto punime u bënë të njohura si “cikli i përgjigjes seksuale humane”.
Cikli përbëhej nga katër faza: faza e eksitimit, faza plate, faza orgazmike dhe faza e rezolucionit. Në vitin 1964, Masters and Johnson themeluan institutin e tyre të kërkimeve të pavarura, që e quajtën “Reproductive Biology Research Foundation”. Kjo qendër në vitin 1978 u riquajt Instituti Masters dhe Johnson. Çifti u martua në vitin 1971. Masters u divorcua me gruan e tij të parë, për t’u martuar me Virginia Johnson.
Më vonë Masters dhe Johnson u divorcuan në vitin 1992, por edhe të divorcuar, ata i vazhduan bashkë punët e tyre të mëdha. Masters vdiq në vitin 2001. Virginia Johnson vdiq në 24 Korrik 2013, nga komplikacionet e shumë sëmundjeve.

Momentet më të rëndësishme

Virginia Johnson, që sapo vdiq, ka ndihmuar gratë të marrin në duart e tyre seksualitetin e tyre. Që nga fillimi modest, ajo ishte partnere me William Masters për revolucionarizimin e kërkimeve për seksin. Ajo dhe Masters studiuan subjekte, që kurrë nuk ishin diskutuar më parë, siç ishin orgazmat e shumta tek gratë. Masters shpesh thoshte se kërkimet e tyre vareshin nga puna e Virginias, ajo ndihmoi të ndryshojnë shumë terma lidhur me seksin. Për këta dy shkencëtarë të përkushtuar janë shkruar shumë libra dhe mbi subjektin e librit të autorit Thomas Maier: “Masters of Sex: The Life and Times of William Masters and Virginia Johnson, the Couple Who Taught America How to Love”, u realizua filmi “Masters of Sex,” ku luajnë artistët Lizzy Caplan(Virginia) and Michael Sheen (Dr.Masters) Virginia Johnson, habiti shumë njerëz, kur një herë foli për bashkëpunimin e famshëm me Dr. William Masters, që ndihmoi të revolucionarizohet kuptimi i Amerikës për seksualitetin human. Pavarësisht famës botërore që ata kishin, ajo tha: “Ne ishim, absolutisht, dy njerëzit më të fshehur në faqen e dheut. Thjesht, askush nuk nanjihte mirë. Njerëzit bënin shumë spekulime, por nuk dinin asgjë.”

Të enjten, 24 Korrik 2013, ndërsa lexoja nekrologjinë për vdekjen e Virginias në moshën 88 vjeçe, m’u kujtuan këto fjalë të saj. Mrekullohem me historinë e jetës së Virginias dhe mënyrën si ajo menaxhoi dhe preku jetët dhe lumturinë e kaq shumë njerëzve, veçanërisht grave. Me mendjen e saj të pavarur, ajo donte t’u mësonte grave se në punën e seksit ato duhet të jenë jashtë diktatit të meshkujve. Kjo është ide revolucionare, që bëri të hapet rruga e revolucionit seksual në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar. Jeta e Virginias duket si historia e Pygmalionit në ditët moderne. Për fatin e saj jo të mirë, kjo grua, u divorcua dy herë. Me dy fëmijë, ajo filloi përsëri në “Washington University” në moshën 32 vjeçe që të fitonte një gradim. Ajo punonte si sekretare në spitalin që lidhej me universitetin në St.Louis ku ajo takoi Dr. Masters, i cili ishte Shefi i shërbimit të obstetrikë-gjinekologjisë dhe fertilizimit në qytet. William Masters ishte një doktor shumë ambicioz, që donte të fitonte çmimin Nobel.
Punët e tij, për dokumentimin klinik të mënyrës se si trupi human përgjigjet gjatë aktit seksual dhe si mjekësia mund të përdorë mjekime efektive për çiftet e martuara që kanë probleme në dhomën e gjumit, janë të jashtëzakonshme. Dr. Masters, ndjeu nevojën për një partnere femër, që të vazhdonte projektin plot me rreziqe. Disa doktoresha me të cilat ai punonte në vitet ‘50, nuk dëshironin të punonin me eksperimentet e tij “bombë”, që mund t’u prishnin karierën. Madje, as gruaja e Masters me dy fëmijë të vegjël, me shtëpi në rrethinat, nuk u përfshi në këto studime. Ishte Virginia që ndryshoi gjithçka. Thuajse, menjëherë, ajo tregoi se ishte një gjeni i lindur. Ajo i bëri burrat dhe gratë të ngjiteshin lart në punët e zemrës dhe të seksit. Fillimisht, ajo kreu detyrën e shoqërueses të Dr. Masters në ekserimentet me gratë, por, në realitet, ajo ishte një partnere e plotë e Masters.
Virginia Johnson bindi duzina me gra e burra, infermiere, banorë të qytetit, studentë mjekësie dhe njerëz të tjerë rreth e rrotull në St. Louis, të bëhen pjesë e studimeve të tyre sekrete, që zgjatën një dekadë. Ky ishte eksperimenti seksual më i madh në historinë e Amerikës dhe mbarë botës. Puna e tyre u publikua në vitin 1966 në librin “Human Sexual Response”, ku me të dhëna të sakta mjekësore tregohej mënyra si funksionon trupi ynë gjatë aktit seksual. Ashtu si ata që bëjnë hartat, edhe këta dy shkencëtarë skicuan rrugën si vibron, si djersitet dhe eksitohet çdo pjesë e trupit tonë, gjatë dashuri-bërjes. Vetë Dr. Masters e pranonte, se pa zellin e jashtëzakonshëm dhe bindës të Virginia Johnson, studimet e tyre do të dështonin. Masters e konsideroi “gjenial” kontributin e saj të jashtëzakonshëm. Kontributi i saj ishte shumë më i madh, nga çdo kontribut që mund të jepte çdo doktor burrë në vitet ‘50.
Ai, librin e tij të parë e përpunoi dhe e botoi me emrat e të dyve. Koha, gjithnjë e më shumë, do ta bënte më të shquar rëndësinë dhe influencën e Virginia Johnson. Me një gjuhë shumë të kujdesshme të Virginias, libri i parë dokumentoi forcën e seksualitetit femëror. Libri tregoi se gratë janë të afta për shumë orgazma të njëpasnjëshme, ato janë si një shfaqje e vërtetë festive fishekzjarresh, krejt ndryshe nga shumica e burrave, që kanë vetëm një shkrepje. Evidencat e tyre klinike, ashtu siç thamë më sipër, u bënë pjesë e rëndësishme e shkëndijës që ndezi revolucionin seksual amerikan të viteve ‘60 dhe ‘70. Ato ndikuan në gjithçka, që nga shkrimet feministe tek revistat e shumta, deri tek revista “Playboy” e Hugh Hefnerit. Madje, edhe revistat rozë të grave, që ishin të mbushura me receta dhe me bromide qetësuese, tani, filluan të shkruajnë për seksin. Ato përdorën të njëjtat fraza klinike që Masters dhe Johnson, plot politesë, i bënë prezente e të pranueshme në shoqërinë amerikane.
Por, roli i Virginias u bë veçanërisht evident, në librin e tyre të dytë që u botua në vitin 1970 dhe që e titulluan “Human Seksual Inadequacy”. Ky libër gjeti vend në kopertinën e revistës “Time” dhe në talk-showt televizivë. Ishte Viginia që, masivisht, kreu terapinë në grup. Kjo bëri që njerëzit të shkëputeshin nga mishmashi i influencave që vinin nga shumë drejtime, përfshi behaviorismin, metodat e bisedave Freudiane, madje, edhe nga studimeve urologjike të kryera nga kërkues të tjerë mjekësorë. Shumë shpejt, njerëzit, për të luftuar me vështirësitë e tyre seksuale, vinin tufa–tufa në klinikën e tyre në St. Louis Virginia, një grua pa gradim akademik, u ngjit lart e suksesshme dhe në mënyrë efektive. Ajo u bë dallëndyshja e parë që i mësoi Amerikës si të bënte një rregullim të shpejtë dhe esencial lidhur me seksualitetin. Metoda e saj jepte 80% sukses brenda dy javëve.
Analiza vieneze që drejtonte bisedat nga ndjenjat, pa të dhëna objektive, tani, mjekëve u dukej e padenjë. Por ka edhe më shumë. Punët pioniere të Masters dhe Johnson, krijuan industrinë e madhe të seks terapisë. U hapën klinika kudo në botë. Ato, akoma, në ditët tona bazohen në metodat dhe mençurinë e këtyre dy autorëve. Më vonë, Virginia, me devocionin e saj të madh për kërkimet dhe pacientët e saj, bëri të prishen marrëdhëniet e saj me fëmijët dhe martesën me Masters (ata u divorcuan në vitin 1990, pak kohë përpara se klinika të mbyllej). Kjo që i ndodhin Virginias, është shprehje e të njëjtit pendim që ndjejnë sot disa gra, që përpiqen të balancojnë punën me jetën familjare.
Punët e Virginia Johnson bënë që shumë gra të reja sot, të adoptojnë mendimet e saj indipendente lidhur me seksin, mendime, që tronditën Amerikën e viteve 1950. Vetë gratë dhe jo disa personalitete me bluza të bardha në laboratorë, janë të afta të rregullojnë trupat e tyre dhe të vendosin se me kë, kur dhe si do të bashkëpunojnë me partnerët e tyre seksualë. Aventurat e shquara personale dhe profesionale të Virginia Johnson, e bënë atë një nga gratë më të jashtëzakonshme amerikane të shekullit të njëzetë. Vdekja e saj, duhet të na kujtojë sa e madhe dhe me ndikim të jashtëzakonshëm ishte jeta e saj për të gjithë ne.

KOMENTE