Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria, informacion për 12 persona përdorues në Facebook
English

Shqipëria, informacion për 12 persona përdorues në Facebook

Raporti gjashtëmujor i Facebook-ut për kërkesat e qeverive për qasje në të dhënat e përdoruesve të këtij rrjeti social ka bërë bujë të madhe. Në këtë raport gjenden emrat e 74 shteteve që kanë bërë gjithsej 38 mijë kërkesa për qasje në informatat e përdoruesve të ndryshëm, për të cilat, jo gjithnjë kanë marrë përgjigje, raporton shekulli online

Për nga numri në krye qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me afro 21 mijë kërkesa, ndërsa Facebook ka pranuar 79% të kërkesave. Vendi i dytë për nga numri i kërkesave është India, që ka bërë 4.144 kërkesa, e pasuar nga Britania e Madhe me 2 337 kërkesa.

Në këtë listë gjenden edhe Kosova dhe Shqipëria. Shqipëria ka bërë gjithsej 6 kërkesa për 12 llogari të përdoruesve në Facebook, ndërsa ka marrë përgjigje për 10 prej tyre. Ndërkaq Kosova në 2 kërkesat e saj, për 11 llogari të përdoruesve të këtij rrjeti social nuk ka marrë përgjigje pozitive nga Facebook. Ky raport i publikuar për herë të parë nga drejtuesit e rrjetit social më të përdorur në botë, Facebook, përfshin vetëm 6 muajt e parë të vitit 2013.

KOMENTE