Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lirohet oborri i Fakultetit ekonomik. (VIDEO e shembjes së godinës 5-katëshe)
English

Lirohet oborri i Fakultetit ekonomik. (VIDEO e shembjes së godinës 5-katëshe)

Policia dhe forcat xheniere të ushtrisë kanë realizuar një shpërthimi të pjesshëm, për shëmbjen e një godine 5-katëshe, që ndodhej përballë godinës së Fakultetit Ekonomik në një hapësirë që është lënë për t'u ndërtuar Kampus Universitar. Urdhëri i shembjes është dhënë nga zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Pandi Sulla.

Në vendin e ngjarjes ka pasur dhjetëra forca policie, si dhe drejtues të uniformave blu.

Tek godina kanë qenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë të cilët kanë kontrolluar zonën.

Shembja ishte parashikuar që të kishte ndodhur në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm por është shtyrë për disa dhjetëra minuta pasi nuk ishte pastruar ende e gjithë zona nga makinat që ndodheshin të parkuara.

Pasi gjithçka ishte në rregull në orën 13:00 është shtypur butoni që ka sjellë edhe shkatërrimin e godinës që ishte pa leje.

Ngjarja është shoqëruar edhe me një incident të rrezikshëm, por pa shkaktuar viktima, teksa në momentin e rrëzimit përfundimtar të godinës, një pjesë e saj ka prekur edhe xhamin e parë të një fadrome.

Shpërthimi nuk arriti ta rrëzojë totalisht ndërtesën, e cila mbeti në këmbë edhe pas shpërthimit të eksplozivit të kontrolluar, por rrëzimi total i saj u bë me fadroma, të cilat zhvendosën edhe materialet e ndërtimit. Megjithatë autoritetet e policisë thanë se ky ishte edhe qëllimi i operacionit.

1930

KOMENTE