Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhufi: Është turp të mbash ligjin e luftës. Greqia nuk e ka shfuqizuar atë
English

Xhufi: Është turp të mbash ligjin e luftës. Greqia nuk e ka shfuqizuar atë

Greqia nuk e ka shfuqizuar ligjin e luftës me Shqipërinë. Kjo është deklarata e historianit Pëllumb Xhufi në emisionin e gazetares Erjona Rusi në “A1 Report”.

“Ligji i luftës të trondit kur e dëgjon, jo më kur bëhet fjalë për një vend strategjik që ne e cilësojmë. Marrëdhëniet e mira mbështeten në marrëveshje të mira”, si ka thënë Obama. Ndaj edhe në këtë prizëm, Greqia duhet të heqë ligjin e luftës. Ashtu siç ndodh, vendimi i qeverisë kalon në parlament për të marrë fuqi, ndërsa ligji i luftës në Greqi është vetëm me një vendim qeverie dhe nuk e ka kaluar në Parlament. Greqia ka nënshkruar, si të gjitha vendet, marrëveshjen europiane të Mbrojtjes së të Drejtave të Minoritetit, por nuk e ka ratifikuar, dhe ka pasur edhe reagime për këtë gjë.
Është turp të mbash ligjin e luftës. Është një gjë pozitive që çështja çame dhe ligji i luftës tashmë është në axhendën e qeverisë”, është shprehur Xhufi në emisionin “Airport” të drejtuar nga Erjona Rusi.

KOMENTE