Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Joao Rodrigo Silva Santos, futbollistit brazilian i pritet koka
English

Joao Rodrigo Silva Santos, futbollistit brazilian i pritet koka

Gruaja e një ish-lojtari profesionist brazilian të futbollit bëri një zbulim të tmerrshme mëngjesin e së martës.

Sipas Mirror, Geisa Silva gjeti kokën e prerë të burrit të saj në një thes në pragun e shtëpisë së tyre në Rio de Janeiro.

Burri i saj ishte Joao Rodrigo Silva Santos, i cili dikur ka luajtur për disa klube vendore, si dhe të Östers suedeze.

Mediat vendase thanë se sytë e Santos dhe gjuha ishin prerë nga sulmuesit e tij. Autoritetet dyshojnë se ajo mund të jetë puna e një bande të drogës.

Santos ishte zhdukur që nga e hëna. Gruaja tha se krimi ka të bëjë me ndihmesën që Santos i ka dhënë policisë për të goditur bandat e Rios, aksion ky i ndërmarrë në kuadër të Kupës së Botës 2014 që do të zhvillohet në Brazil.

KOMENTE