Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Francë. Restorantet “Costes”, i ndajnë klientët në të shëmtuar dhe të bukur
English

Francë. Restorantet “Costes”, i ndajnë klientët në të shëmtuar dhe të bukur

E përjavshmja satirike franceze “Le Canard Enchaine”, gjithmonë e informuar mbi aktualitetin francez, drejton gishtin ndaj restoranteve superluksoze të Parisit.

Sipas së përjavshmes, që citon dy ish-kameriere të zinxhirit të restoranteve “Costes”, drejtuesit i kanë urdhëruar stafit që klientët e shëmtuar të “fshihen” në tryezat më të fundit, ndërsa ata të bukur në vende në dukje.

Dy ish-kamerieret e restorantit “Georges”, në çatinë e qendrës Georges Pompidou, prej nga shihet një pamje e mrekullueshme e Parisit, kanë treguar se klientët ndahen mes “të bukurve” dhe “jo të bukurve”.

Një dallim që stafi duhet ta konstatojë që me shikimin e parë. Por dallimi në fjalë nuk vlen për yjet e shoëbizit, që, të bukura apo të shëmtuara, sistemohen gjithnjë në vijën e parë.

KOMENTE