Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haki Sallufi, pronari i një lokali pranë aksidentit jep dëshminë e parë mbi vdekjen e Sokolit
English

Haki Sallufi, pronari i një lokali pranë aksidentit jep dëshminë e parë mbi vdekjen e Sokolit

Haki Sallufi pronari i një lokali pranë vendit ku ndodhi aksidenti i deputetit Sokol Olldashi në një intervistë për “News 24” tregon se në automjetin e deputetit nuk kishte person të dytë veç tij. “Dua të them një të vërtetë për t’u dhënë fund spekulimeve. Në makinë ishte vetëm Sokol Olldashi”,- ka deklaruar dëshmitari.

Haki Sallufi pohon se është dëshmitar i ngjarjes pasi ai ka parë gjithë aksidentin se si ka ndodhur. “Isha para lokalit kur kaloi makina e deputetit Sokol Olldashi. Ai më përshëndeti më pas pasi vinte shpesh te lokali im. Ndoqa makinën me sy dhe e pashë kur doli nga rruga. Pashë edhe kur përfundoi disa metra më poshtë. Unë dhe roja menjëherë shkuam për ti ardhur në ndihmë, por ishte e pa mundur të ndërhyje pasi makina ishte kthyer përmbys. Në vendngjarje u mblodhën edhe njerëz të tjerë",- ka rrëfyer dëshmitari.

Sallufi vijon më tej dëshminë duke thënë se pak minuta më vonë erdhën forcat e policisë. Sipas tij në momentin që erdhi policia dëshmitarët e tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes dhe filloi aksioni për të nxjerrë trupin nga makina.

Ai rrëfen se kur i është afruar makinës së përmbysur deputeti Olldashi ka qënë në momentet e fundit të jetës. Në fund të intervistës dëshmitari Haki Sallufi deklaron se deputeti Olldashi ka qenë vetëm në makinë.

KOMENTE