Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkollat e rrethit të Devollit kanë mbetur pa ngrohje
English

Shkollat e rrethit të Devollit kanë mbetur pa ngrohje

Të gjitha shkollat e rrethit të Devollit kanë mbetur pa ngrohje për shkak të rishikimit të të gjitha kontratave të firmave nga ana e Prefekturës dhe Ndërmarrjes Pyjore, që merren me prerjen dhe tregtimin e druve të zjarrit. Në kushte të tilla, nxënësit përfshi dhe ato të sistemit parashkollor, janë të detyruar të sjellin nga banesat e tyre dru për t’u ngrohur.

Kështu ndodh p.sh. në kopshtin dhe shkollën e fshatit Maçurisht të komunës Progër, ku mësuesit dhe nxënësit tregojnë për vështirësitë e mësimit pa ngrohje. Një situatë e tillë është në të gjitha shkollat e komunës pranon edhe drejtori i shkollës se mesme të fshatit Progër, Spiro Agolli.

Ndërkohë që kryetari i komunës, Artur Agolli thotë se në këto kushte duhet të mbyllen të gjitha shkollat e zonës. Prefektura nuk sheh zgjidhje tjetër për ngrohjen në shkolla përveçse dërgimin atje të druve të sekuestruara nga kontrabanda. Në rrethin e Devollit ka shtatë shkolla të mesme dhe me tepër se 40 shkolla 9-vjeçare, ku janë të përfshira edhe ciklet parashkollore.

KOMENTE