Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përurohet Ujësjellësi i ri i Bilishtit
English

Përurohet Ujësjellësi i ri i Bilishtit

Ditën e hënë u përurua ujësjellësi i qytetit të Bilishtit dhe fshatit Bitinckë, një investim prej 7.5 milion euro.

Z.Valter Miza, kryetar i Bashkisë Bilisht dha një pritje për të ftuarit në zyrën e tij. Merrnin pjesë deputetët e Devollit Ridvan Bode dhe Ylli Ziçishti, deputeti i Korçës Piro Kapurani, nënprefekti Artan KECO, përfaqësuesi austriak i prodhimit të tubave, përfaqësues të institucioneve vendore, këshilltarë, përfaqësues të firmës zbatuese, etj.

Shiritin e përurimit e prenë Z.Valter Miza dhe Z. Ramdan Hoxha, kryetar i Komunës Qendër Bilisht. Pastaj pjesëmarrësit vizituan objektet e reja të furnizimit dhe kontrollit pranë kaptazhit ekzistues.

KOMENTE