Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama vizitë në familjen e Hekuran Dedës
English

Edi Rama vizitë në familjen e Hekuran Dedës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në familjen e Hekuran Dedës, i vrarë në protestën e 21 janarit. I shoqëruar edhe nga bashkëshortja Linda, Kryeministri është mirëpritur nga vëllezërit Deda dhe nga e zonja e kësaj shtëpie.

Kryeministri i uroi familjarët e Hekuran Dedës për festat e fundvitit dhe u shpërndau fëmijëve të kësaj familjeje edhe disa dhurata simbolike nga ana e tij dhe e bashkëshortes.

Mbajtja e kontakteve të rregullta dhe vizitat në familjet e të vrarëve të 21 janarit janë kthyer tashmë në një traditë për Edi Ramën. Vetëm 2 ditë më parë ai ishte për urimin e Krishtlindjes në familjen e Aleks Nikës.

KOMENTE