Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
olicia e Shtetit arreston 7 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Emrat
English

olicia e Shtetit arreston 7 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Emrat

Strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Tempesta” të zhvilluar në bashkëpunim me autoritet Policore Italiane, Greke dhe Rumune, bënë të mundur kapjen e 7 personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një organizate kriminale, e cila merrej me shfrytëzim e femrave për prostitucion, si dhe me trafikimin e narkotikëve.
Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar prej ditës së djeshme deri mesditën e sotme, nga sektori për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Vlorë, Fier dhe Tiranë u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

Igli Metushi, vjeç 21, nga Vlora, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim i lëndëve narkotike e tipit marijuana.
Gazmir Shkurtaj, vjeç 27, nga Vlora, i cili akuzohet pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim i lëndëve narkotike e tipit marijuana.
Daniel Lika, vjeç 28, nga Fieri, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim lëndësh narkotike.
Eduarto Hoxha, vjeç 37, nga Fieri, i cili akuzohet për trafikim i lëndëve narkotike, marijuana
Kreshnik Bendo, vjeç 24, banues në Tiranë, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni
Eugen Çaushi, vjeç 30, banues në Tiranë, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni
Edër Dorzi, vjeç 32, banues në Tiranë, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni
Në kuadër të këtij operacioni, i cili është zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Itali, Greqi dhe Rumani u bë i mundur ekzekutimi i urdhër arresteve për 30 persona, pjesë e 2 organizatave kriminale të lidhura me njëra tjetrën, ajo e Milanos, e cila drejtonte prostitucionin e grave të reja nga Europa Lindore dhe ajo e Firences, e cila merrej me shpërndarjen e narkotikëve me origjinë nga Shqipëria në qendra të ndryshme të Italisë.

Ky operacion është zhvilluar në kuadër të një hetimi të koordinuar nga Prokuroria e Milanos. Në kuadër të këtyre hetimeve u mundësua zbardhja e mekanizmit të veprimtarisë kriminale të zhvilluar nga këto dy grupe kriminale në kontrollin e aktivitetit të prostitucionit dhe në ripërdorimin e të ardhurave të përftuara në blerjen e narkotikëve, si dhe u identifikuan në Greqi dhe Shqipëri, përgjegjësit e dërgesave të narkotikëve.

Shtetasit e sipërcituar janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, ku do të përballen me akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

KOMENTE