Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Universitetet në tetor do të kalohen në sitë. Cilësorët do të qëndrojnë në treg, të tjerët do të largohen
English

Universitetet në tetor do të kalohen në sitë. Cilësorët do të qëndrojnë në treg, të tjerët do të largohen

Studentët, por dhe të rinjtë që synojnë arsimin e lartë publik ose privat, këtë verë do të mësojnë cilësinë e 60 universiteteve shqiptare dhe vlerën e diplomave që lëshojnë këto institucione. Para fillimit të vitit të ri akademik, agjencia britanike që ka marrë përsipër akreditimin dhe vlerësimin e shkollave të larta, do të bëjë publik renditjen e universiteteve dhe pikët e tyre. Gjatë një interviste për Vizion Plus, ministria e Arsimit Lindita Nikolla deklaron se ky proces do të bëjë ndarjen mes universiteteve cilësore dhe atyre që nuk plotësojnë standardet për të qëndruar në treg.

Arsimi i lartë do t’i nënshtrohet një reforme të thellë që si synim kryesor ka cilësinë e diplomave dhe ndarjen e shkollës nga biznesi. Kjo e fundit vlen për 45 universitet private që sot në këmbim të pagesës së studentit, garantojnë diplomën. Për ministren Nikolla këto institucione nuk do të kenë fonde nga buxheti i shtetit nëse nuk funksionojnë vetëm si shkolla dhe jo biznese.

Hartimi i ligjit të ri për arsimin e lartë i është besuar një komisioni të posaçëm, të ngritur nga ministria e Arsimit. Nëntë profesorë të shquar të fushave të ndryshme, njëherësh drejtues në universitetet publike, private dhe jashtë vendit do të hartojnë draftin për ndryshimet në arsimin e lartë, standardet që duhet të plotësojnë universitetet për të vijuar funksionimin, cilësinë e stafeve të profesorëve, diplomave por dhe skemën e re të financimit të tyre. Kjo reformë pritet të marrë kohë, megjithatë brenda këtij mandati qeveria e majtë siguron se do të këtë gati ligjin e ri për arsimin e lartë, i cili do të bëjë ndarjen mes universiteteve që duhet të jenë në treg dhe atyre që nuk duhet të punojnë më si të tillë. /V+/

KOMENTE