Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqi. Vdes 14 vjeçari pas 269 ditë, në gjendje kome
English

Turqi. Vdes 14 vjeçari pas 269 ditë, në gjendje kome

Një djalë 15 - vjeçar ka vdekur në spital në Turqi nëntë muaj pasi një kuti e gazit lotsjellës, hedhur nga policia gjatë një proteste i ka rënë në kokë dhe e futi në gjendje kome .

Berkin Elvan ishte duke shkuar për të blerë bukë në Stamboll qershorin e kaluar , kur ai u plagos .

Vdekja tij është e teta lidhur me protestat anti - qeveritare të cilat filluan në Park Gezi të qytetit dhe u përhapën në të gjithë Turqinë .

Turma e mbledhur jashtë spitalit , shpërtheu në përleshje me policinë .

Familja e djalit tha në Twitter se djali i tyre kishte vdekur në 07:00 të mëngjesit të martën . Ai kishte qenë në gjendje kome për 269 ditë .

Protestuesit fillimisht ishin zemëruar nga planet për të bërë rrafsh me tokën Gezi Park.

Berkin Elvan ishte 14 vjeç kur ai u godit në kokë nga kutia lotsjellës e gazit në lagjen e Stambollit Okmeydan . Ai ishte një nga mijëra njerëz të lënduar gjatë protestave .

Shëndeti i tij u përkeqësua në javët e fundit dhe mjekët thanë se pesha e tij kishte rënë në 16kg.

Nga tetë protestuesit vdekja e të cilëve ishte e lidhura me demonstratat , një ishte polic .

Pas njoftimit të vdekjes së djalit, nëna e tij u shfaq jashtë spitalit Okmeydani e rrethuar shpejt nga njerëz që mbajnë zi . Shpejt ajo u rrethua nga një turmë e madhe njerëzish.

Forcat speciale të policisë mbërritën në vendngjarje dhe protestuesit sulmuan një prej automjeteve të tyre . Gazetarët në vendngjarje thonë se policia u përgjigj duke qëlluar në turmë me sprajt piperi.

Demonstrata të mëtejshme priten më vonë në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara . Varrimi do të zhvillohet të mërkurën .

KOMENTE